Filloi zbatimi i programit për “kujdesin për nëna dhe fëmijë” përmes shërbimeve shëndetësore shtëpiake në Malishevë

Sot në Komunën e Malishevës, ka filluar realizimi i programit për vizita shëndetësore shtëpiake për kujdesin për nëna dhe fëmijë. Ky program zbatohet nga Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendra e Kryesore e Mjekësisë Familjare, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe zyrën e UNICEF-it në Kosovë. Në fillimin e zbatimit të këtij programi, ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi dhe stafi përcjellës për zbatimin e këtij programi, përfshi edhe zyrtarët përgjegjës të UNICEF-it. “Ju falënderoj të gjithëve që jeni angazhuar në realizmin e këtij programi, sepse për ne si komunë ka rëndësi të madhe, që qytetarit ti ofrohet ky shërbim në shtëpi. Këto shërbime e kanë mbështetjen e plotë të komunës, pasi është edhe një prej prioriteteve tona, që çdo shërbim të jetë sa më afër qytetarit”, ka thënë nënkryetari Krasniqi, në fillim zyrtar të realizimit të vizitave shëndetësore për kujdesin për nëna dhe fëmijë. Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, tha se “ky është një projekt i rëndësishëm për këtë lloj të shërbimit shëndetësor”. “Shëndeti dhe shëndetësia në tërësi, është prioritet dhe ne jemi të përkushtuar që të mbështesim këto shërbime, si për nëna e fëmijë, ashtu edhe për shërbimet tjera, e të cilat jemi duke i realizuar”, ka thënë drejtori Berisha. Drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, në hapjen zyrtare të fillimit të realizimit të këtij projekti, tha se “ky projekt realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe mbështetet nga UNICEF, dhe krahas shërbimeve tjera shtëpiake, edhe vizitat e kujdesit shëndetësor për nëna dhe fëmijë (0 deri në 3 vjeç), prej do të realizohen edhe në Komunën e Malishevës”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …