leoni

Filloi zyrtarisht fushata e korrje – shirjeve në Komunën e  Malishevës

Sipas Drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Komunës së Malishevës, Sylë Dukolli edhe zyrtarisht sot,  filloi fushata e korrje – shirjeve në Komunën e Malishevës. Ai tha: ”Është formuar shtabi komunal për korrje-shirje dhe janë bërë të gjitha përgatitjet për një mbarëvajtje sa më të mirë dhe besojmë në përfundim brenda afati  kohorë të korrje -shirjeve në komunën tonë pasi edhe kushtet klimatike do të janë në favorin e bujqve”. Shtabi komunal për korrje – shirje, ka përgatitur planin operativ, do të punoi sipas rregullores për korrje- shirje, aty parashihet edhe çmimi për hektarë të cilin e ka rekomanduar, MBPZHR-ja prej 130 euro. Nga terreni informohemi se rendimentet e grurit varijojnë nga 2000 kg për ha, deri në 3000 kg për ha, pra edhe këtë vit kushtet klimatike ndikuan dukshëm në uljen e rendimentit të grurit jo aq kënaqshëm, sa edhe ishin pritjet. Nëse mbretëron koha me mot të mirë, fushat e korrje-shirjeve në Komunën e Malishevës, pritet të përfundoi brenda afatit prej dy javësh të paraparë sipas shtabit komunal për korrje-shirje.

May be an image of 2 people, combine, tractor and grass

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …