Filloj konsultimi publik i Projekt Planit Zhvillimor Komunal 2022-2030

Sot në qytetin e Vitisë është mbajtur konsultimi publik lidhur me Projekt Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) 2022-2030 të komunës së Vitisë. Me këtë rast u bë prezantimi i këtij plani i cili përcakton drejtimet e zhvillimit të kësaj komune në të ardhmen.  Gjithashtu në këtë takim qytetarët kanë parashtruar pyetjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me PZHK-në.  Takimi është mbajtur nën organizimin e komunës së Vitisë, konkretisht të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në bashkëpunim me Kolegjin UBT-të që janë konsulent për hartimin e këtij dokumenti. Zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu e cilësoj këtë ditë si të  veçantë. “Sot është një ditë e veçantë për qytetarët e komunës së Vitisë për shkak se është hapur shqyrtimi publik i një dokumenti që përcakton kahjet e zhvillimit të kësaj komune për të ardhmen sepse e hapëm shqyrtimin publik për një Plan Zhvillimor Komunal i cili do ti jep kahjet dhe vijat ndërtimore për 8 vitet e ardhshme” u shpreh zv. kryetari Aliu. Ai i ftoj qytetarët dhe të gjithë të interesuarit që ti deponojnë sugjerimet dhe vërejtjet e tyre lidhur me planin në fjalë duke shtuar se do ti shikojnë të gjitha mundësitë ligjore të përfshirjes së tyre. Kurse Bekim Azizi, kryesues i kuvendit komunal të Vitisë, njoftoj mbi procedurat draftimit të  këtij dokumenti në Kuvendin komunal të Vitisë dhe në trupat e saj. Ai tha se ky dokument përcakton kahjet e zhvillimit të kësaj komune duke ju bashkangjitur thirrjes së zv. Kryetarit dhe të tjerëve që qytetarët të jenë pjesë e shqyrtim publik. Suzana Goranci, udhëheqëse e Divizionit të Planifikimit Hapësinor në Ministrinë e Ambientit, ka thënë  se ata mirëpresim punën në hartimin e PZHK- së por shtoj  se shpreson që pas finalizimit të këtij plani ai të gjej zbatim e të mos mbetet në sirtarë. Visar Demiri, drejtor  për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Viti ka bërë hapjen e këtij takimi duke potencuar se gjatë procesit të konsultimit publik ata mirëpresin nga qytetarët  të paraqesin propozimet, vërejtjet dhe sugjerimet e tyre për hartimin e këtij dokumenti shumë të rëndësishëm.  Ai tha se pjesëmarrja e qytetarëve dhe grupeve të interesit ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës në vendbanimet kësaj komune. Pas prezantimit të PZHK-së që u bë nga Kolegji UBT u hap edhe debati publik ku qytetarët kanë parashtruar pyetje dhe komentet e tyre lidhur me planin. Përndryshe konsultimi publik i PZHK-së ka filluar sot dhe do të jetë në shqyrtim publik për 30 ditë. Ndërkaq pos takimit publik që u mbajt sot do të mbahen edhe takimet e tjera në lokalitetet e ndryshme.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …