leoni

Filloj procesi i Korrje-Shirjeve, Kryetari Haliti dhe Drejtori Ademi vizituan fermerët

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kanë vizituar fermer vitias në fshatin Gjylekar të cilët kanë filluar korrjen e grurit. Me këtë rast ata u njohën mbi procesin e Korrje-Shirjeve në Komunën e Vitisë. “Jam sot këtu se bashku me drejtorin Ademi por edhe me përfaqësues të tjerë të drejtorisë për bujqësi për të parë nga afër procesin e korrje-shirjeve që ka filluar në komunën tonë. Uroj që mundi i bujqve të ju shpërblehet me rendimente të kënaqshme. Ne si institucione po bëjmë çmos në përkrahjen e sektorit të bujqësisë por edhe në hapjen dhe pastrimin e lumenjve e përroskave me qëllim që kulturat bujqësore të mos dëmtohen gjatë reshjeve të mëdha”, u shpreh ndër tjerash Kryetari Haliti. Drejtori Ademi bëri me dije se në bazë të dhënave të cilat i posedon kjo drejtori në komunën e Vitisë gjatë këtij viti janë mbi 5 mijë hektarë grurë të mbjellura. Ademi shtoj se për shkak të kushteve atmosferike rendimentet e grurit janë më të pakët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …