Filloj realizimi i projektit për verifikimin e pronave komunale të Shtimes

Projekti për Decentralizim dhe Mbështetje të Komunave (DEMOS), i financuar nga Qeveria Zvicerane dhe realizuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation, më 17. 5. 2016, ka lidhur kontratën me Komunën e Shtimes  për Verifikimin e Pronave Komunale.  Kontrata në fjalë është nënshkruar nga organizata DEMOS, përkatësisht përfaqësuesi Norbert A.E.M. Pijls, i cili është menaxher i Projekti dhe përfituesi Komuna e Shtimes, respektivisht kryetari Naim Ismajli.

Sipas përgjegjëses së Zyrës Komunale të Kadastrit, Ajshe Tërshani ky projekt ka për qëllimi të bënë evidentimin, përpunimin e statistikave të sakta lidhur me pronat komunale dhe statusin e tyre të përdorshmërisë. “Synimi i Komunës, përkatësisht Zyrës Kadastrale Gjeodezike është që të përpunohet një evidencë e saktë duke përmirësuar evidencën e pronave komunale nga aspekti i gjendjes aktuale, në të cilën gjendet secila pronë komunale”, shpjegon znj. Tërshani.

Për të realizuar këtë synim për përmirësimin  e regjistrit të pronave komunale, duke evidentuar saktë gjendjen aktuale të përdorshmërisë të secilës pronë si dhe rritjen e efikasitetit të shfrytëzimit të pronës komunale për të mirën publike duke verifikuar fizikisht statuset e secilës pronë komunale (në shfrytëzim, e lirë, e zënë), Komuna e Shtimes në bashkpunim me Organizatën DEMOS ka angazhuar këto ditë 6 anketues të jashtëm, konform kontratës së lartpërmendur dhe në bashkëpunim me Zyrën Kadastrale Komunale do ta përfundojnë këtë projekt brenda periudhës prej  dy muaj, ose deri me 30, gusht të vitit 2016.

Mbetet të përmendet, thotë znj. Tërshani se prej këtij projekti do të arrihen këto rezultate: Do të njohim dhe do të bëjmë integrimin e përmirësimeve, pastaj do të kemi ofrimin e shërbimeve publike (mbeturina, hapësira publike dhe mobilitet), përmirësimin e qeverisjes së mirë dhe përformancës komunale (financat dhe ofrimi i shërbimeve) në Komunën e Shtimes dhe korniza e politikave do të jetë e përshtatshme për qeverisje të decentralizuar, konform Kontratës së lartpërmendur duke mbështetur Sektorin e Kadastrit lidhur me Verifikimin e Pronave Komunale, tha përgjegjësja e ZKK-së, Tërshani.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …