Në shkollën fillore të mesme të ulët “Edmond Hoxha” dhe shkollën e mesme “Kuvendi i Junikut” në Junik filloj viti i ri shkollor 2019/2020 sipas planit të paraparë. Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, uron prindërit dhe mësimëdhënësit duke i faleminderuar për bashkëpunimin dhe shpresuar në angazhim e kujdes të vazhdueshëm në shërbim të suksesit të fëmijëve/nxënësve tanë.
Kryetari Kuçi me bashkëpuntor në vizitën e bërë shkollave në komunën e Junikut ka uruan në veçanti nxënësit e klasave të para që për herë të pare u ulën në bankat shkollore dhe nxënësit që kanë përfunduar me sukses klasën e nëntë dhe filluan një kapitull të ri drejtë profilizimit në jetën e tyre profesionale.