Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, bënë homazhe dhe nderuan dëshmorët e rënë për liri në Rahovec dhe Hamoc. Mes familjarëve dhe bashkëpunëtorëve nderuan dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi, Avni Thaqi dhe shokët e tyre të cilët me veprat e tyre ndriçuan rrugën tonë drejt Lirisë.