Fillojnë Korrje-shirjet në komunën e Rahovecit, formohet Komisioni Komunal   

Me vendim të kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, është formuar komisioni për të përcjellur dhe monitoruar fushatën e korrje-shirjeve për këtë vit. Komisioni ka për detyrë të koordinojë punën në mes të bujqve kultivues të grurit, qendrave grumbulluese të grurit dhe pronarëve të autokombanjave, e po ashtu raportimin në baza javore në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Ministria e Bujqësisë së bashku me Shoqatën e Mullistëve dhe Drejtoritë Komunale për Bujqësi në një takim të përbashkët janë dakorduar që këtë vit çmimi i sugjeruar (referues) për korrje është 130€ për hektar. Bujqit që dorëzojnë grurin në Silos dhe QG duhet të pajisen me dëshmi mbi sasinë e dorëzuar të grurit, në mënyrë që të përfitojnë prej Programit të Pagesave Direkte, ku këtë vit 1 kg grurë do të subvencionohet 0.03€.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …