leoni

Fillojnë përgatitjet e para për hartim të projektit “Restaurim i Mullirit të familjes Isaku (Vuçitërna)” në Rahovec

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit Bjondina Kleqka, bashkë me përfaqësues të CHWB Kosova, e cila është një organizatë joqeveritare Suedeze, e përkushtuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, kanë vizituar Mullirin e familjes Isaku. Mulliri i Isakve është një aset i rëndësishëm i trashëgimisë tonë kulturore, i cili është ndërtuar nga fundi i shekullit XIX dhe ka shërbyer për bluarjen e misrit dhe grurit, dhe ka qenë funksional deri në vitin 1990 (përafërsisht). Qëllimi i vizitës së këtij mulliri, ka të bëjë me implementimin e projektit për konservimin dhe restaurimin e mullinjve të vjetër në komunën e Rahovecit. Pas vizitave dhe diskutimeve mes përfaqësuesve të CHWB-së dhe drejtorisë, shumë shpejt do të fillojë edhe restaurimi i këtij monumenti.

May be an image of 2 njerëz dhe people standing

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …