Fillojnë punimet në asfaltimin e rrugës Uji i Thartë –Lagje Bush

Në kuadër të realizimit të investimeve kapitale për vitin 2018 komuna e Hanit të Elezit ka filluar punimet në asfaltimin e rrugës Uji i Thartë –Lagje Bush.

Rruga me gjatësi prej 2315 m, do të realizohet nga bashkëfinancimi ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe DEMOS-MAPL në vlerë prej 177,626.62 euro prej të cilave 147,656.62 euro janë mjete nga buxheti i komunës ndërsa 29,970.00 euro nga DEMOS-MAPL.

Realizimi i projektit pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …