Fillojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri të Gjykatës në Viti

Në Viti, kanë filluar punimet në ndërtimin e objektit të ri të Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti dhe atë në vendin ku dikur ishte e vendosur ish kazerma e TMK-së. Gurë themeli i këtij objekti të rëndësishëm është vendosur nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të gjykatës në Gjilan dhe Viti dhe të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash ka folur për rëndësinë e ndërtimit të objektit të ri të gjykatës në Viti. “Ndërtimi i këtij objekti ka qenë i nevojshëm të ndërtohet. Edhe pse ne jemi shtylla të ndara të gjithë jemi në shërbim të qytetarëve, andaj duhet të punojmë dhe bashkëpunojmë edhe për infrastrukturë edhe për objekte të cilat na nevojitën edhe krijojnë kushte për tu shërbyere qytetarëve sa më mirë ”, u shpreh kryetari Haliti duke uruar që objekti të përfundoj sa më parë dhe në  mënyrë cilësore. Ndërkaq Alush Sinani, gjyqtar mbikëqyrës i Degës së Gjykatës Themelore në Viti, nisjen e punimeve të këtij objekti e vlerësoj si ditë të veçantë.“ Është ditë e veçantë për ne sepse me këtë solemnitet që është i rëndësishëm për komunën e Vitisë është një dëshmi se institucionet e Kosovës në nivelin qendror dhe lokal  janë të përkushtuar  që të ndërtojnë një sistem të drejtësisë që do të jetë në funksion të qytetarëve dhe i cili do të plotëson kushtet e nevojshme për punën”, u shpreh Sinani.  Ai falënderoj kryetarin e komunës që ka gjetur dhe siguruar për siç tha në afat rekord të lokacionit për ndërtimin e objektit. Ndërkaq Albert Zogaj nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, tha se ky institucion mbetet i përkushtuar të krijoj kushte që qytetarët të kenë akses së më të lehtë në gjykatë.  “ Një prej parakushteve për akses të qytetarëve për shërbime efikase është edhe ndërtesa e gjykatës e cila do të jetë moderne dhe do ti plotësoj kushtet për komunën e Vitisë. Besoj që në këtë mënyrë ne bashkë me të gjithë , do të jemi në shërbim të qytetarëve për shërbime sa më efikase dhe të besueshme”, u shpreh  Zogaj. I pranishëm në këtë ceremoni rasti ishte dhe Venhar Salihu, kryetari i Gjykatës në Gjilan,  i cili ju uroj të pranishmeve fillimin e këtij objekti. Përndryshe bëhet me dije se financimi i kësaj gjykate është bërë nga Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Kurse lokacionin për ndërtimin e këtij objekti është dhënë me aprovimin e një vendimi nga Kuvendi komunal i Vitisë.

May be an image of 13 people and shovel

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …