Kanë filluar punimet në projektin” Ndërtimi i kanalizimit fekal në fshatrat: Elezaj, Duraj, Gabrricë, Prushaj, Gërlicë, Bajnicë si dhe Doganaj ( lagjet Lush, Dedaj, Gjoklar, Koxhaj, Gabrricë, Sokol, Rakaj dhe Berishë) të komunës së Kaçanikut.
Vendpunishten e vizitoi Drejtori i Shërbimeve Publike në Kaçanik, Ramadush Osmani, i cili tha se ky projekt do të jetë jetik për mirëqenien qytetare dhe për mbrojtjen e mjedisit.
Sipas menaxherit të projektit Ilir Koraçi, projekti do të kushtoj 312 mijë euro, ndërsa punët do të kryhen brenda afatit të paraparë sipas kontratës, përkatësisht për periudhën tre mujore. Ky projekt është financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëfinancim me Komunën e Kaçanikut.