Fillojnë punimet në rregullimin e një pjese të qytetit të Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar punimet që po bëhen në qendër të qytetit të Vitisë, konkretisht në rrugët “Idriz Seferi” dhe “Brigada 173”. Për gjatë këtyre rrugëve falë një projekti të përbashkët të Komunës së Vitisë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal është duke u bërë vendosja e një gypi për ujërat atmosferik për të parandaluar vërshimet në këtë pjesë të qytetit. Po ashtu sipas zyrtarëve komunal në këto pjesë me këtë projekt parashihet edhe rregullimi i trotuarit, rregullimi i një pjese të sheshit “Michele Calmy Rey” si dhe vendosja e ndriçimit publik dhe mbjellja e drunjve dekorativ. Përndryshe me projektin parashihet edhe realizimi i shumë punimeve të tjera në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …