Kanë filluar punimet për rregullimin e rrugës me zhavorr të quajtur “Te Pishat”, në fshatin Lubishtë, e cila së shpejti do të jetë në shfrytëzim nga banorët. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet që janë duke u zhvilluar në këtë rrugë. Ai u shpreh se kjo rrugë do të ju mundësojë banorëve dhe vizitorëve qasjen në bukuritë natyrore të këtij lokaliteti, duke e cilësuar një vend rekreativ dhe të mrekullueshëm në veçanti për ecje. Përndryshe rregullimi i kësaj rruge po bëhet me buxhet komunal dhe atë nga shkolla e fshatit deri të pishat në Lubishtë. Ndërkaq banorët u shprehën tejet të kënaqur dhe mirënjohës ndaj institucioneve komunale, për investimet që po bëhen në fshatin Lubishtë.