Në kuadër të investimeve komunale për kompletimin e infrastrukturës nëpër fshatra të komunës së Rahovecit, të enjtën kanë filluar punimet në shtrimin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Senoc. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në komunën e Rahovecit, Përparim Krasniqi, ka parë nga afër fillimin e punimeve në shtrimin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Senoc, i cili i jep fund problemeve me ujëra të zeza për banorët e këtij lokaliteti.