Fillojnë punimet në zgjerimin e rrugës Podgorcë-Vërbovcë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot fshatin Podgorcë të Vitisë, ku po zhvillohen punimet në zgjerimin e rrugës Podgorcë-Vërbovcë. Kryetari Haliti, tha se zgjerimi i kësaj rruge ka qenë e domosdoshme dhe kërkesë e banorëve. Ai tha se me këtë projekt infrastrukturor rritet siguria e pjesëmarrësve në komunikacion. Këtë projekt e mirëpriti edhe Naim Haziri, kryetar i fshatit, duke shtuar se për banorët zgjerimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë. Ai falënderuar komunën për realizimin e këtij projekti.

May be an image of 2 people, road and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …