FILLOJNË TAKIMET PUBLIKE NË KOMUNËN E RAHOVECIT

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në mbështetje të nenit 68, paragrafi 68.1 i Ligjit Nr.03L-40 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008), nenit 17 dhe nenit 18 paragrafi 1, pika 1.7, të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, të datës: 29.03.2017, Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimet Publike në Komuna, fillon takimet publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve. Takimet publike u mbajtën në fshtratat Brestoc, Hoçë e Vogël, Nagac, Celinë dhe Krushë e Madhe. Kryetari Latifi paraqiti para banorëve projektet të cilat janë përfunduar, ato në proces dhe planet dhe projektet e planifikuara për vitet në vijim bazuar në projeksionet buxhetore. Ndër kërkesat të cilat banorët paraqitën ishin: Rregullim i parqeve, kanalizim, ndriçim, rrugë fushore, efiçiencë energjetike, drunj dekorativ, rregullim i oborreve të shkollave. Për mbajtjen e takimeve, do të përgatitet raporti dhe procesverbali dhe të njëjtit do të publikohen në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/takime-publike/ .

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe qiell

Kontrolloni gjithashtu

12 biznese të reja (START UP) marrin përkrahje konkrete nga buxheti i Komunës së Rahovecit

Përmes Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm të Komunës së Rahovecit dhe sipas kritereve të …