Fillon bashkëpunimi mes Komunës së Kaçanikut dhe Republikës së Maqedonisë

Me ftesë të Zëvendës Kryeministrit të Maqedonisë Hazbi Lika, Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi me bashkëpunëtorë, ishte në një vizitë zyrtare në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Zëvendës Kryeministri i Maqedonisë Hazbi Lika, u dëshiroi mirëseardhje në Republikën e Maqedonisë, ndërsa premtoi se nga ky takim do të vendosen bazat e bashkëpunimit mes Komunës së Kaçanikut dhe Qeverisë së Maqedonisë, përmes zyrës së Zëvendës Kryeministrit. Nga ana tjetër Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, falënderoi Zëvendës Kryeministrin për pritjen e bërë, ndërsa uroi që nga ky takim të merren përvojat më të mira mes dy vendeve. Palët në takim u dakorduan që të filloj bashkëpunimi në fusha të ndryshme, në të mirë të mirëqenies së përgjithshme qytetare. Delegacioni nga Kaçaniku përbëhej nga Kryetari Besim Ilazi, Kryesuesi Xhelal Gashi si dhe Rushan Ceka e Bilall Ceka.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …