Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i ka njoftuar qytetarët e komunës se në bazë të raporteve profesionale të hartuara nga ana e komisionit për vlerësimin e dëmeve në amvisëri si pasojë e reshjeve të shiut, si dhe me insistimin dhe vendosmërinë e komunës së Rahovecit, sot ka filluar ekzekutimi i pagesave nga Ministria e Financave, të ndara nga fondi i MPL-së, 151,000.00 € për komunën e Rahovecit, që i bien 28% të mbulimit të vlerës për të gjithë të dëmtuarit në amvisëri.
112,897.07 euro është vlera që është ekzekutuar sot, ndërsa edhe 38,102.93 euro do të ekzekutohen për të dëmtuarit e tjerë.