Fillon fushata “Legalizo ndërtimin, mos e humb mundësinë”

 

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka qenë i ftuar në ceremoninë e hapjes së fushatës “Legalizo ndërtimin, mos e humb mundësinë”, projekt ky i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku ishin të pranishëm edhe ministri Fatmir Matoshi, kryetarë të komunave të Kosovës dhe të ftuar të tjerë. Kryetari Jashari është shprehur se me anë të këtij projekti, secilit qytetar të Republikës së Kosovës do ti jepet mundësia e legalizimit të ndërtimit, duke përfituar nga taksat e ulëta dhe shërbime të shpejta gjatë procesit. Ndërkaq, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Matoshi tha se miratimi i ligjit për trajtim të ndërtimeve pa leje dhe hartimi i pesë udhëzimeve administrative ka hapur rrugë për legalizimin e 352 mijë ndërtimeve pa leje. Sipas tij, përmes kësaj fushate të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje do mund t’i legalizojnë ndërtimet me taksa më të ulëta duke filluar nga 1 euro për metër katror në kategorinë e parë dhe dy euro metri katror në kategorinë e dytë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …