Me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët e saj, Komuna e Deçanit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Kompaninë Komunale për grumbullimin e mbeturinave N.P.L “Higjiena” do të zgjerojë shtrirjen e shërbimit për grumbullimin e mbeturinave në të gjitha amvisëritë në komunën e Deçanit. Plani i zgjerimit të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave do të nisë nga dita e Hënë datë 18.11.2019, ku në secilin fshat do të bëhet grumbullimi i mbeturinave sipas orarit të planifikuar të ditve ne vijim. Deri në dhjetor 2019, parashihet që komplet territori i komunës së Deçanit të ketë shërbim të rregullt për grumbullimin e mbeturinave nga Kompania Komunale “Higjiena”. Grumbullimi i mbeturinave të amvisërisë do të kryhet një herë në javë, katër herë në muaj, sipas ditëve të caktuara në plan operativ qe vijon si me poshtë:
-
Çdo të hënë -Isniq
-
Çdo të Enjete- Llukë e Ulët dhe Lumbardh
-
Çdo të Premte -Lebushë, Dubovik, Prapaqan dhe Papiq