Fillon implementimi i kontratës për shërbimet e menaxhimit dhe kontrollit të qenve endacak

Kryetari i komunës Sokol Haliti dhe drejtori i Inspekcionit Skender Ahmeti, kanë pritur në një takim një grup operatorësh ekonomik, me të cilët kanë biseduar rreth implementimit të kontratës për shërbimet e menaxhimit dhe kontrollit të qenve endacak. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes projektit “Menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacak”, të financuar nga Qeveria e Republikës se Kosovës është duke punuar me intensitet të shtuar në kapjen dhe trajtimin e qenve endacak. Në bazë të statistikave të AUV-it , deri më tani janë trajtuar 5750 qenë në gjithë Kosovën dhe se puna është duke vazhduar në teren, ku në vazhdimësi po rritet i kafshëve të trajtuara. Shërbimet e menaxhimit dhe konbtrollit të qenve endacak, parashihen që në bazë të udhëzimit administrativ për kryerjen e shërbimeve veterinare të bëjnë kapjen e qenve endacak, trajtimin (kontrollim , ushqim, vaksinim, dehelmitizim, identifikim), kastrim/sterelizim, eutanazia për qentë e sëmurë dhe agresiv (kryerja e procesit të eutanazisë, transporti dhe groposja), hospitalizimi, si dhe lëshimi në vendin e kapjes. Kontrata për shërbimet e menaxhimit dhe kontrollit të qenve endacak është një vjeçare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …