leoni

Fillon implementimi i projektit “ Instalimi i kamerave vëzhguese në qytetin e Kaçanikut”

Në komunën e Kaçanikut ka filluar implementimi i projektit “ Instalimi i kamerave vëzhguese në qytetin e Kaçanikut”. Përmes këtij projekti synohet rritja e sigurisë publike në komunë, tha Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, në mbledhjen e fillimjavës, në të cilën morën pjesë Nënkryetari Remzi Elezi dhe stafi ekzekutiv. Në takim u prezantuan edhe shumë projekte të ndryshme, që janë duke u realizuar në rregullimin e mirëqenies qytetare. U bë e ditur se tashmë kanë filluar përgatitjet për fillimin e punimeve në projektin e kanalizimit për fshatrat Elezaj, Duraj, Gabrricë, Gërlicë, Prushaj, Bajnicë dhe Koxhaj. Punimet kanë vazhduar në ndërtimin e urave mbi lumin Nerodime, ku është duke vazhduar vendosja e gurëve natyrorë, punimi i mureve mbrojtëse në Bob dhe në Lagjen Dushkaja si dhe vazhdimi i punimeve në rrugën “Tefik Raka” në Kaçanik si dhe në disa projekte rrugore në disa pjesë të tjera të Komunës së Kaçanikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …