leoni

Fillon java e shëndetësisë Kosovë- Turqi

Fillon java e shëndetësisë Kosovë- Turqi

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është hapur java e katërt e shëndetësisë Kosovë- Turqi, me prezencë të Ambasadores së Turqisë në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç, Ministrit të Shëndetësisë, dr. Imet Rrahmani, dr. Kadir Hyseini, Zëvendësministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës,  dr. Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, profesionistëve shëndetësorë nga Kosova dhe Turqia. Dr. Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, me këtë rast,  tha se po vazhdon   tradita dhe miqësia turko-kosovare në shëndetësi me bashkëpunim shumë konkret ku përfituesit më të mëdhenj janë pa  diskutim pacientët kosovarë. “ Përveç investimeve konkrete së shpejti do të inaugurohet mjekimi intensiv, investim nga shteti i Turqisë, bashkëpunimi po vazhdon edhe në sferën e drejtpërdrejt të bashkëpunimit në mes të kolegëve profesionistë nga Turqia dhe atyre nga QKUK,   ku përfitues direkt është pacienti”, përfundoi drejtori Gjocaj.

Dr. Imet Rrahmani, Ministër i Shëndetësisë  së Republikës së Kosovës tha se ky është një bashkëpunim i mirë në mes dy sistemeve shëndetësore, atij të Turqisë dhe të Kosovës. “ Prania e profesionistëve nga Turqia sigurisht që do të kontribuoj shumë në shkëmbimin e përvojave sikurse herëve të kaluara, urojmë që të kemi punë të suksesshme bashkë me kolegët kosovarë, mjekët e infermierët, jo vetëm në punën praktike por edhe në shkëmbimin e përvojave profesionale” u shpreh Ministri Rrahmani.

Ambasadores së Turqisë në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç, theksoi se mjekët më të çmuar kanë ardhur nga  spitale të  ndryshme nga Turqia, por  dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë. “ Me rastin e kësaj jave edhe njëherë po dëshmohen  bashkëpunimet e shëndosha e të mira që i kemi me Kosovën, sidomos në fushën e shëndetësisë, pra kjo është edhe një hallkë tjetër në zinxhirin e bashkëpunimeve të mira”, u shpreh Ambasadorja Kiliç.

Sipas saj, punët e ndërsjella dhe ndarja e njohurive dhe përvojave që do të kryhen gjatë kësaj jave në mes doktorëvetë cilët kanë ardhur nga Turqia dhe doktorëve kosovarë do të jenë të dobishme për të gjithë popullin kosovarë .

Dr. Öner Güner Drejtor Gjeneral për marrëdhënie ndërkombëtare dhe BE në Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë potencoi se kjo është hera e  4-të që organizohet kjo ngjarje dhe se java e shëndetësisë Kosovë- Turqi,  ka një kuptim të veçantë, meqë  jemi këtu edhe për 9 vjetori e pavarësisë së Republikës së Kosovës. “ Mbështetja jonë është ofruar  jo vetëm këto 9 vjet, kemi qenë gjithmonë dhe jemi me afër Kosovës,  kemi kryer 128 operacione 936 trajtime të ndryshme. Jemi të lumtur që shkëmbejmë përvoja me kolegët tanë dhe ofrojmë shërbime me kualitative për popullin e Kosovë. Pa pasur nevojë të shkojnë jashtë por të trajtohen këtu”  përfundoi ai.

Gjatë kësaj jave, ekspertë të fushave të ndryshme të shëndetësisë nga Turqia, në bashkëpunim, me mjekët nga Kosova do të kryejnë intervenime në fushën  kardiologjisë, kardiokirurgjisë së të rriturve dhe fëmijëve, anestezionit dhe mjekimit intensiv, kirurgjisë së fëmijëve, obstetrikës me gjinekologji, kirurgjisë plastike dhe rekonstruktime, urologjisë, kirurgjisë abdominale, oftalmologjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …