Kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se pozita e kryeparlamentarit dhe presidentit të shtetit, bëjnë më pak se pozita e kryeministrit, duke lënë të kuptohet se lufta për ndarjen e pozitave qeveritare, mes LDK-së dhe Vetëvendosjes do të jetë mjaft e tendosur. Ajo pastaj ka treguar se si do të ndahen ministritë nëse arrihet marrëveshja për koalicion. Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të bashkohet me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe disa ministri të tjera. Infrastruktura mbetet vetëm. Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësiror do të bashkohet. Po ashtu është një skenar ku Ministria e Administratës Publike do të shkrihet me një ministri tjetër. Ministria e Mbrojtjes do të mbetet e veçantë, po jo edhe Ministria e Bujqësisë. “Dy ministri do të jenë për komunitete, dhjetë për shumicën, ka thënë Vjosa Osmani pa treguar se cilat ministri do ua caktojnë minoriteteve.
