Komuna e Skenderajt ka filluar realizimin e projektit të kanalizimit fekal në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Punimet tashmë kanë filluar dhe po ecin mbarë. Për të inspektuar fillimin e punimeve në Llaushë ka qëndrua Nënkryetarit i Komunës së Skenderajt Fadil Nura.
Ai është shprehur i kënaqur me fillimin e punimeve në këtë projekt shumë të rëndësishëm për banorët e Llaushës dhe me realizimin profesional të punimeve. Gjithashtu Nura ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve pronarë të tokave nëpër të cilat do të realizohet projekti.
Projekti i kanalizimit fekal për Llaushën do të zgjidhë problemin e ujërave të zeza, si dhe do të evitojë ndotjen e burimeve të ujit të pijshëm dhe përroskave që derdhen në lumin Klina që kalon nëpër këtë fshat.
Fshati Llaushë si njëri ndër fshatrat më të mëdhenj të Skenderajt nuk e ka problematike derdhjen e fekaleve, pasi në këtë fshat vite më parë është ndërtuar impianti i ujërave të zeza.