FILLON PUNA NË QENDRËN E DEÇANIT

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, të premten morën pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve, në zgjerimin e rrugës regjionale R 107 në qendër të Deçanit. Me këtë rast, ministri Lekaj shprehu edhe një herë përkushtimin e MIT-së dhe mbarë Qeverisë Haradinaj, në zhvillimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët, në secilën komunë të Kosovës. Këtë premtim para të pranishmëve e përsëriti edhe Kreu i Ekzekutivit, Ramush Haradinaj. Ai çmoi punën e palodhshme të ministrit Lekaj, në implementimin e projekteve madhore për vendin. Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, u shpreh mirënjohës për ndihmën financiare që MIT po i jep komunës që ai drejton. Zgjerimi i rrugës katërkilometërshe në katër korsi, bashkë me trajtimin e rrugëve dytësore përreth saj, kap shifrën 5 milionë e 884 mijë euro. Kjo rrugë është e rëndësishme jo vetëm për qytetarët e Deçanit, por lidh edhe komunat e tjera përreth mes vete.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …