Kuvendi i Kosovës - objekti

Fillon punimet Samiti i komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të vendeve të Evropës

 Nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 20-21 shkurt 2017 në Prishtinë, mbahet Samiti i komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të shteteve të Evropës. Në këtë samit do të marrin pjesë përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe të parlamenteve të shteteve të ndryshme evropiane, drejtues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë dhe institucioneve vendore. Panelistët dhe pjesëmarrësit e tjerë do të diskutojnë për perspektivat e zgjerimit të BE-së, përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit në rrugën drejt integrimeve në organizatat ndërkombëtare, për krizën e emigracionit, si dhe për luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon. Në fund, pritet të nxirren konkluzionet dhe një deklaratë e përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …