Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes një postimi të tij në facebook ka njoftuar se, për shkak të ndërhyrjeve emergjente në disa rrugë të qytetit të Rahovecit, sot janë bërë prerjet në pjesët e dëmtuara të rrugëve dhe nga nesër fillojmë me asfaltimin e tyre!
Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, që të kenë kujdes gjatë lëvizjes në rrugët e qytetit deri në ditën e nesërme, ka njoftuar qytetarët kryetari Latifi.