Komuna e Rahovecit po vazhdon me investime nëpër fshatrat e territorit të sajë për tua lehtësuar jetën qytetarëve. Një ndër projektet është edhe ai për rregullimin e shtratit të përroit në lagjen Kelmendi në Kramovik, me gjatësi 737 metra. Në fillimin e punimeve ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili i përgëzoi banorët e këtij fshati për këtë projekt dhe kërkoi nga punëkryesi që punimet të kryhen në afatin e paraparë dhe me cilësinë e duhur. Në këtë projekt është paraparë të ndërtohet edhe kanalizimi, trotuari dhe ndriçimi. Ky projekt i jep zgjidhje disa problemeve me të cilat janë përballur banorët e Kramovikut, posaçërisht nga vërshimet dhe ujërat e zeza.