Të nderuar qytetarë të komunës së Rahovecit, në QKMF “Fahredin Hoti”, ka filluar vaksinimi masiv kundër Covid-19.
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka thënë se, është i bindur se pas procesit të vaksinimit do të jemi më të mbrojtur nga COVID-19, teksa u ka bërë thirrje gjithsecilit që të ndjekni informacionet nga Drejtoria e Shëndetësisë për mënyrën dhe kriteret e vaksinimit.