Fillon viti i ri shkollor 2018/2019 në shkollat e komunës së Junikut

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi së bashku me stafin e tij komunal, vizitoj shkollën e mesme të ulet “ Edmond Hoxha” dhe Gjimnazin “ Kuvendi i Juniku “ për nderë të fillimit të vitit të ri shkollor 2018/2019. Kryetari Kuçi së pari vizitoj shkollën e mesme të ulet “ Edmond Hoxha “ në Junik, ku Drejtoreshës së re Begije Jasiqi i dëshiroj suksese, e cila është përzgjedhur këto ditë. Drejtoreshës së re, kryetari i komunës i ofroj përkrahje maksimale për të ngritur sa më lartë nivelin e arsimit në këtë shkollë. Ndërsa në Gjimnazin “Kuvendi i Junikut “, stafit të kësaj shkolle u dëshiroj sukses dhe fillim vit të mbarë, duke premtuar përkrahje maksimale edhe për këtë institucion shumë të rëndësishëm në komunën e Junikut. Kjo shkollë ka filluar të suvatohet javën e kaluar, dhe ende po vazhdojnë punimet. Nëse punët shkojnë sipas planit të paraparë së shpejti pritet të hapet edhe një paralele e mjekësisë ku nxënësit nga Juniku mund ti vazhdojnë synimet e tyre në këtë drejtim në Junik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …