FILLON ZGJERIMI I RRUGËS GJILAN – BUJANOC

Kanë filluar punimet në zgjerimin e rrugës Gjilan – Bujanovc (nga rrethrrotullimi i fabrikës se baterive deri te kyçja e Autoudhës R 7.1).

Rruga Gjilan – Bujanovc ka gjatësi mbi 2.9 kilometra dhe vlera e saj është mbi 2 milionë e 860 mijë euro. Kjo rrugë do të bëhet me katër korsi, shtegun për këmbësorë dhe infrastrukturën tjetër përcjellëse, përfshirë edhe ndriçimin. Me këtë projekt do të zgjerohen dhe rregullohen edhe rrethrrotullimet te kthesa e fshatit Shillovë, që është nyja e unazës se qytetit të Gjilanit, rrethrrotullimi në Shillovë dhe ai te kyçja e Autoudhës R7.1 te bunari i Përlepnicës.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politik në Ferizaj, përkujtoj një nga periudhat më të rëndësishme të historisë sonë të re, Pranvera Shqiptare e vitit 1981

Nën organizimin e Shoqatës të ish të Burgosurve Politik në Ferizaj, me pjesëmarrjen edhe të …