leoni

Filluan punimet në ndërtimin e rrugës në zonën turistike prej Epopesë së UÇK-ës deri te Maja e Shkodranit

Kanë filluar punimet në ndërtimin e rrugës në zonën turistike të komunës së Rahovecit, konkretisht prej Epopesë së UÇK-së deri te Maja e Shkodranit, aty ku ranë heroikisht dëshmorët tanë! Në këtë rrugë të gjatë 3.3 km është i paraparë edhe një shteg për çiklizëm. Projekti që kap vlerën e 175,085.92 eurove është në bashkëfinancim të komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, e cila e mbështet me 95,000 euro. Turizmi është sektor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe mundësi e re për të rritur investimet në Rahovec.

Ne jemi të përkushtuar të punojmë për këtë qëllim, u shpreh kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …