Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, bashkë me kryetarin e Kastriotit, Xhafer Gashi, mori pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve në ndërtimin e rrugëve të lagjes Hade e Re. Këto rrugë kanë gjatësi totale mbi 6 kilometra, kurse realizimi i projektit ka kosto rreth 2 milionë euro, i cili do të realizohet me bashkëfinancim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës. Ministri Lekaj deklaroi se edhe ky projekt bënë pjesë në programin e Qeverisë së Kosovës për mbështetje të infrastrukturës rrugore të komunave. Ky projekt do të ketë ndikim në jetën dhe zhvendosjen e qytetarëve të kësaj lagjeje.
Ministri Lekaj i dha premtimin e tij kryetarit Gashi, se ky projekt nuk do të jetë i fundit për Obliqin, por do të ketë edhe projekte të tjera në dy vitet e ardhshme, që Obiliqi të merr pamjen që e meriton dhe ashtu siç qytetarët e duan atë. Kurse duke folur për Ligjin e Obliqit, ministri Lekaj deklaroi se ka qenë insistim i kryeministrit Haradinaj që ai ligj të aprovohet në kuvend, në mënyrë që ky qytet dhe qytetarët e tij ta fitojnë statusin që e meritojnë.