Filluan punimet në rivitalizimin e rrugës “Kongresi i Manastirit” në Viti, faza e dytë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet e fazës së dytë që janë duke u zhvilluar në rivitalizimin e rrugës “Kongresi i Manastirit” në qytetin e Vitisë. Me rivitalizimin e kësaj rruge përveç që bëhet lidhja e segmenteve të rrugëve “Kongresi i Manastirit” me rrugën “Adem Jashari” në qytet, do të krijohen edhe hapësira për parkim të mjeteve motorike, trotuare dhe ndriçim publik për lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve. Ky projekt është nga Grandi i Performancës ku komuna e Vitisë është përfituese e shumëfishtë, po ashtu bashkëfinancim i Ministrisë së Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, DEMOS-it, ambasadës Norvegjeze në Kosovë dhe SIDA-s. Me këtë rast kryetari Haliti potencoi se rivitalizimi i kësaj rruge është shumë i rëndësishëm sepse krijon më shumë hapësirë dhe lehtësi për pjesëmarrësit në komunikacion. Ai po ashtu tha se ky projekt është në përputhje me Planin e Mobilitetit Urban të Komunës së Vitisë që është i aprovuar edhe në Kuvendin Komunal.

May be an image of 12 people, people standing and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar …