Kanë filluar të enjtën punimet në rivitalizimin e rrugës Viti – Binqë, e cila ishte dëmtuar dhe paraqiste problem në qarkullimin normal të banorëve që frekuentonin në këtë rrugë. Punimet nga afër i ka inspektuar edhe kryetari komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal Naim Pira. Në bazë të një marrëveshje bashkëpunimi mes komunës së Vitisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës, kjo rrugë parashihet të vazhdoj dhe të lidh komunën e Vitisë me komunën e Kaçanikut.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik
Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …