leoni

Filluan punimet në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Ramjan dhe Fshati i Ri të komunës së Vitisë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e fillimit të punimeve  në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Ramjan dhe Fshat i Ri. Kryetari Haliti në takim me banorët e këtyre dy fshatrave, tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm , me që ka qenë kërkesë e banorëve të Ramjani dhe Fshatit të Ri, që ky projekt të jetësohet dhe të eliminohet problemi një herë e përgjithmonë i ujit të pijes. Ai po ashtu ka bërë të ditur se shtrirja e rrjetit të ujësjellësit nga burimi kryesor kap një gjatësi prej 12 kilometrash. “Sivjet  do të jetë vit i investimit në ujësjellës, pasi që pos këtij projekti, ne kemi edhe të tjera projekte në shumë fshatra për ri funksionalizimin e ujësjellësit dhe shtrirje të rrjetit”, tha Haliti. Kryetari i Këshillit të Fshatit të Ri, Bajrush Zeneli, tha se ky projekt është mirëpritur nga banorët e Ramjanit dhe Fshatit të Ri, pasi që puset që posedojnë banorët, janë të papërdorshëm për pije. Ai shprehu mirënjohje për Institucionet komunale për realizimin e këtij projekti, duke theksuar se problemi i ujit të pijes do të zgjidhet përgjithmonë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …