Filluan punimet në ndërtimin e trotuarit Lubishtë-Ramnishtë

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin Lubishtë për të parë nga afër punimet që sapo kanë filluar në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës kryesore të këtij fshati deri në fshatin Ramnishtë. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, krahas projekteve infrastrukturore po punon edhe në projekte tjera që janë në interes të qytetarëve. Ndërsa më parë në këtë fshat pos që është rivitalizuar tërësisht rruga kryesore, është asfaltuar edhe sheshi “Zenë Lubishta” si dhe është asfaltuar rruga e Xhepës që lidhë këtë lokalitet me Beguncën. Përndryshe realizimi i këtij projekti është mirëpritur nga banorët pasi që ngritët siguria e pjesëmarrësve në komunikacion në veç̧anti të këmbësorëve por edhe nxënësve që shkojnë në shkollë.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …