Filluan punimet  për ndërtimin e kanalizimit në fshatin Frashër të komunës së Mitrovicës

Në prani të kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe drejtorit të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Besnik Beka, kanë filluar punimet e fazës së dytë për ndërtimin e kanalizimit në fshatin Frashër.

Kryetari Bahtiri tha me këtë rast se ky është një projekt mjaft i rëndësishëm për banorët e fshatit, realizimi i të cilit banorëve u është premtuar që nga pas lufta e këndej, por që asnjë qeveri e mëparshme komunale nuk e ka përmbush.

“Ne kemi filluar qysh vitin e kaluar realizimin e projektit, duke filluar fazën e parë të ndërtimit të kanalizimit. Fatkeqësisht për shkak të problemeve pronësore-juridike, përkatësisht për shkak të moslejimit të hapjes së kanalit nga ana e disa qytetarëve nëpër pronat e tyre, punimet  ndërprenë disa herë, kështu që ishte arritur të hapen vetëm dy kilometra kanalizim. Duke pas parasysh pengesat e këtilla, komuna u detyrua të ndryshoj edhe projektin”, tha ai.

Kryetari Bahtiri tha në vazhdim se pas ndryshimit të projektit, nuk do të ketë më probleme të këtilla, kështu që punët pritet të kryhen brenda dy muajve dhe kanalizimi të jetë funksional, gjë që do të jetë shpëtim për banorët, të cilët kanë vuajtur shumë nga kundërmimi dhe kanë pas edhe pasoja të tjera për shkak të depërtimit të ujërave të zeza nëpër pronat e tyre.

Përfaqësuesi i Frashrit, Mexhit Hasani, pasi falënderoi kryetarin Bahtiri për angazhimin pandërprerë për të tejkaluar të gjitha pengesat dhe fillimin e punëve për vazhdimin e projektit të kanalizimit, tha se me ndërtimin e kanalizimit, banorët e Frashrit po e lënë pas një problem jashtëzakonisht të madh që i ka munduar me vite të tëra.

“Komuna është shumë e interesuar për të përfunduar kanalizimin dhe ne besojmë se kompania do t’i kryj punët për dy muaj ditë. Ky është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne, sepse do të bëjë që jeta këtu të jetë shumë më e mirë se deri tash. Kemi  besim të plotë në komunë dhe tek kryetari Bahtiri, se edhe problemet tjera, që janë më të vogla, do të zgjidhen një nga një dhe kështu fshati ynë të bëhet një mjedis ku do të dëshironin të gjithë të jetojnë”, tha Hasani.

Projekti për ndërtimin e  kanalizimit në Frashër, ku jetojnë 105 familje me mbi 560 banorë,  kushton rreth 300.000 euro, mjete këto të siguruara nga buxheti i komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …