leoni

Filluan zyrtarisht punimet për ndërtimin e rrugës unazore që lidh qytetin e Skenderajt rrugën rajonale në drejtim të Klinës

Filluan zyrtarisht punimet për ndërtimin e rrugës unazore që lidh qytetin e Skenderajt përkatësisht Lagjen II me Llaushën me dalje në rrugën rajonale në drejtim të Klinës, me çka do të krijohet qasje e lehtë dhe e shpejtë për hyrje – daljet në qytet, si dhe do të modernizohet sistemi rrugor i komunës së Skenderajt. Projekti në fjalë ishte premtim i Qeverisjes Nura. Punimet janë mbikëqyrë nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Gjeneral Sami Lushtaku, drejtori komunal Hamit Geci, përfaqësuesi i fshatit Llaushë, Arbër Geci, anëtarët e Kuvendit Besart Rreci e Avdullah Geci si dhe banorë tjerë të fshatit Llaushë.

Mund të jetë një imazh i teksti

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …