Filmi dokumentar, “Mbijetesa dhe shkolla”, shpërblehet me çmimin e Jurisë profesionale për skenarin më të mirë në Bettiah International Film Festival në Indi. Skenarist dhe producent i këtij filmi është Nuhi Bytyçi. Regjinë e tij e ka bërë Ilir Kabashi, ndërsa Drejtor i fotografisë & Montazhi Bekim Qyqalla. Muzikën e filmit e ka bërë Shkodran Tolaj.
Në një konkurrencë shumë të madhe të afër 600 projekteve filmike të seleksionuar nga mbarë bota nga juria profesionale e Bettiah International Film Festivalit 2021, filmi “Mbijetesa dhe shkolla” i shtëpisë filmike “IDEA” e Prishtinës, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe simbolikisht edhe nga Komuna e Prishtinës, ka rritur që të marrë shpërblimin e partë për skenarin më të mirë për dokumentar.
Ky është çmimi i 14 deri më tani për këtë film dokumentar në festivalet më me renome ndërkombëtare.
Gjatë periudhës së ardhshme, ky film do të prezantohet edhe në disa festivale tjera ndërkombëtare të filmave dokumentarë në Evropë dhe në SHBA.