Filmi ‘Zana’ përfaqëson Evropën në Festivalin ndërkombëtar në Sydney të Austrialisë

Festivali i Filmit në Sindei (SFF) dhe European Film Promotion (EFP) kanë përzgjedhur filmin ‘Zana’ nga Antoneta Kastrati si njërin ndër dhjetë filmat evropian nga regjisore femra që do të shfaqen në kuadër të programit ‘Europe! Voices of Women in Film’. Ky program është krijuar nga European Film Promotion (EFP) dhe Festivalit të Filmit në Sidney (SFF). Ky është viti i pestë i këtij programi të cilit në këtë edicionit digjital të festivalit do ti kushtohet vëmendje e veçantë. Filmat e përzgjedhur evropian në këtë program do të shfaqen bashkë me filmat më të ri australian në kuadër të edicionit të 67-të të filmit në Sidnei. “Së pari, është nderë i madh me qenë pjesë e programit të veçantë EUROPE! VOICESOF WOMEN IN FILM, i cili përfaqëson zëra të ri të grave regjisore nga Evropa në Sydney Film Festival. Veçanërisht më gëzon faktin që Kosova për herë të dytë përfaqësohet në këtë program. Kjo dëshmon që filmat nga Kosova vazhdojnë rrugën e suksesit në skenën ndërkombëtare. E dyta, duke marrë parasysh kohën e vështirë në të cilën gjendemi për shkak të Pandemisë dhe anulimeve të festivaleve dhe shfaqjeve në kinema, jam shumë falënderuese që Sydney film Festival dhe European film Promotion kanë gjet mënyrën me vazhdu mbështetjen për filmat dhe artin edhe pse në një formë tjetër, online” u shpreh Antoneta Kastrati regjisorja e filmit ‘Zana. Edicioni virtual i festivalit dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahen nga data 10 deri me 21 qershor 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …