Finalizohen punimet në ndërtimin e dy urave mbi lumin Nerodime

Tashmë kanë hyrë në fazën finale, punimet në ndërtimin e dy urave mbi lumin Nerodime. Në takimin e mëngjesit të së hënës Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi,  tha se këto ura do të shtojnë bukurinë në Bulevardin “Ismajl Raka”, i cili konsiderohet si një pjesë e bukur dhe mjaft e frekuentuar nga kalimtarë të shumtë. Kryetari Ilazi tha se përmes këtyre dy urave, do të lidhen dy shëtitoret pranë lumit Nerodime. Në takim po ashtu u bë e ditur se punimet janë duke vazhduar edhe në disa projekte kapitale në interes të rregullimit të mirëqenies qytetare. Është bërë punimi i mureve mbrojtëse në Bob dhe në rrugën “Jehona Raka” në Dushkajë si dhe punimet në rrugën “Tefik Raka” në Kaçanik dhe në rrugën e lagjes Kovaqi. Në takim ekzekutivi komunal raportoi për punët e ndryshme të drejtorive përkatëse të zhvilluara gjatë javës së kaluar dhe planprogramet për javën që sapo kemi hyrë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …