Gazeta britanike F. Times ka vlerësuar se zyrtarët e SHBA dhe BE janë gjithnjë e më shumë “të nxehtë” dhe se Berlini “po zbut” qëndrim kur bëhet fjalë për idenë e korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve, si një zgjidhje e problemit të Kosovës. Në analizën e fundit “Plani ballkanik që meriton mbështetjen e të matur”, Financial Times merret me çështjen e rrezikut dhe përfitimeve të idesë së presidentit të Serbisë dhe atij të Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, për një korrigjim të mundshëm të kufijve dhe shkëmbimin e territoreve. Zgjidhja e situatave konfliktuale shpesh kërkon nga udhëheqësit hapa të guximshëm, madje edhe ato që kanë qenë dikur tabu. Në këtë rast, nëse presidentët mund të arrijnë një marrëveshje, përfitimet e mundshme për Serbinë, Kosovën dhe rajonin e gjerë janë të mjaftueshme për të merituar mbështetjen e kujdesshme ndërkombëtare. Zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së janë gjithnjë e më ‘të ngrohur’ për planin. Megjithëse kancelarja gjermane Angela Merkel kritikoi idenë, duket se qëndrimi i Berlinit po zbutet”, shkruan gazeta britanike. Financial Times shkruan se historia ka treguar se “prekja” e kufijve në Ballkan është më e rrezikshme se në çdo pjesë të Evropës, por gjithashtu presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe homologu i tij Hashim Thaçi po lëvizin drejt një marrëveshje kyçe që synon normalizimin e marrëdhënieve, e cila përfshin pikërisht korrigjimin e kufijve dhe shkëmbimin e territorit. (Kosovapress)
Kontrolloni gjithashtu
Ganimete Musliu: Rrofshi e ju pafsha në Kosovë, aty ku ju thërret toka juaj
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, mori pjesë në një tubim me mërgimtarët e Kosovës në …