Në kuadër të aksionit për mbjelljen e pemëve dhe që është duke u zhvilluar nga Institucioni Mikrofinanciarë FINCA, sot në komunën e Malishevës ka filluar mbjellja e 40 pemëve dhe drunjve dekorativ, në oborrin e SHFMU-së ‘Ibrahim Mazreku” dhe atë të QKMF-_së ‘Dr. Shpëtim Robaj”. Me këtë rast, kryetari i komunës së Malishevë Ekrem Kastrati, edhe në emër të drejtorit të shërbimeve publike, Rifat Mazreku e të drejtorëve të institucioneve, të lartcekura, ka falënderuar FINCA-n për këtë donacion, që ka për qëllim ruajtjen e ambientit dhe krijimin e një mjedisi të pastër edhe për brezat e ardhshëm dhe i ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen. Po ashtu edhe Arjanit Efendiu, menaxher i Institucionit Mikrofinanciarë FINCA për Malishevë dhe Fjolla Ilazi, udhëheqëse në këtë sektor financiar u shprehën të lumtur që sot po kontribuojnë për përmirësimin e hapësirave të ambientit në dy institucionet më të rëndësishme publike, siç janë shkollat dhe shëndetësia, njëherit ishin tejet falënderues për bashkëpunimin institucional me përfaqësuesit e Komunës së Malishevës.