leoni

FINCA dhe qendra informative për bujqësi mbajtën takim më fermerët –blegtoret e komunës së Deçanit

Transferimi i principeve të reja teknologjike në prodhimtarin blegtorale ishte tema e takimit të së enjtes më fermer – blegtorët të komunës së Deçanit, organizuar nga qendra e informimit komunal, në bashkëpunim më institucionin mikrofinanciare -FINCA Selim Ramosaj analistë i agrobizneseve dhe Genc Kameraj –menaxher i degës FINCA në Deçan. Ky trajnim një ditorë është në vazhdën e planit vjetorë të drejtorisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Ruralë në Deçan që fermerët të pajisën me njohuri bazë të sektorëve gjegjëse. Trajnimi konsiston me zbatimin e strategjisë lokale 2014-2020. Po ashtu në planin vjetorë parashihen që strukturat lokale të bashkëpunojnë  më institucionet financiare lokale në këtë rast falënderoi institucionin mikrofinanciare- FINCA  që  ka mundësuar trajnimin e fermerëve blegtoral  më një trajner-profesor universitarë të dëshmuar në shkencën e blegtorisë Prof.Dr. Hajrip Mehmeti. Blegtorët Deçanas e vlerësuan nivelin e lartë të organizimit, sponzorizimin dhe ligjërimin e Prof. Mehemtit ,që dha njohuri të reja dhe zbatimin e njohurive në praktika për blegtorët tanë si në vendet Evropiane. Bajram Çaku, këshilltar publik në shërbimet këshillimore të komunës së Deçanit, ndër të tjera tha se jam jashtëzakonisht i kënaqur më organizime të tilla me vet faktin se fermerët-blegtorët, shprehin interesimin të jenë pjesëmarrës për të marrë përvoja të reja të cilat edhe kanë mundësi ti jetësojnë në fermat e tyre e   këto ndikojnë direkt në rritjen e kapaciteteve në fermë dhe krijojnë të hyrat më të mëdha të atyre që i praktikojnë këto përvoja. Për organizime të tilla presim edhe në të ardhmen mbështetjen financiarë për  trajnime të tilla si nga institucionet financiare, në ketë rast nga FINCA, po ashtu edhe nga organizatat jo qeveritare nga fondet qeveritare dhe ato të BE-së. Çeku, tregon se trajnime të tilla brenda muajit dhjetorë do të ketë prapë ku do  të përmbyllet një vit i suksesshëm me trajnime  dhe informime për fermerët e të gjithë sektorëve.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …