NATO

Finlanda dhe Suedia, sot do të dorëzojnë aplikacionet për t’ u anëtarësuar në NATO

Finlanda dhe Suedia, sot  do të dorëzojnë aplikimin për tu anëtarësuar në NATO, tha kryeministrja suedeze Magdalena Andersson gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin finlandez Sauli Niinistö në Stokholm. “E gjithë kjo pranverë ka qenë një triumf për demokracinë në Finlandë”, tha ai, duke iu referuar mbështetjes dërrmuese që aplikimi i Finlandës për NATO-n mori sot në parlament dhe mbështetjes nga populli finlandez. Suedia gjithashtu pret të bashkëpunojë së bashku me Turqinë brenda NATO-s,” tha Andersson. Komenti i saj i drejtohej deklaratës së mëparshme të presidentit turk, i cili tha se nuk do të miratonte anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO lidhur me sanksionet ndaj Turqisë dhe akuzoi më tej të dy vendet për strehimin e “organizatave terroriste” kurde. “Ne presim me padurim të kemi një dialog dypalësh me Turqinë dhe sigurisht që do të kemi dialog dypalësh edhe me anëtarët e tjerë të NATO-s gjatë këtij procesi. Dhe pasi të jemi pjesë e NATO-s, shoh se ka një mundësi për të evoluar edhe më tej marrëdhëniet tona dypalëshe”, tha Andersson gjatë konferencës së përbashkët për shtyp.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …