Firma “Bytyqi Bau” GmbH, do të ndihmoj klubin e futbollit të Malishevës

Firma “Bytyqi Bau” GmbH me seli në Gjermani, pronë e Njazi Bytyqit nga Shkoza, do të ndihmoj klubin e futbollit “UV MALISHEVA”. Këtë premtim e ka bërë pronari i kësaj firme, Njazi Bytyqi, gjatë një takimi me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili e ka falënderuar për gatishmërinë e treguar për përkrahje. “Çdo përkrahje që vjen në drejtim të promovimit dhe ngritjes së sportit në komunën tonë është i mirëseardhur dhe ne ju falënderojmë për mundësinë dhe gatishmërinë që keni, sidomos ju që jetoni dhe punoni në vendet tjera dhe investoni në vendlindje”, ka thënë mes tjerash, kryetari Begaj, gjatë takimit me Njazi Bytyqin. Nga ana tjetër, Njazi Bytyqi, ka shprehur gatishmërinë e tij për ta përkrahur sportin në Komunën e Malishevës, me theks të veçantë futbollin dhe klubin e futbollit, pasi është një klub i ri dhe ka nevojë për mbështetje. “Unë i kam mundësitë dhe dua që ta përkrah sportin, jo thjesht si sport, por si një aktivitet, ku të rinjtë kanë mundësi të shprehin talentin e tyre, por edhe se Malisheva në përgjithësi, ka nevojë për përkrahje në ngritjen e sportit dhe aktiviteteve rinore dhe dëshiroj që vendi im të jetë i përfaqësuar mirë, në çdo fushë, prandaj duhet të investojmë të gjithë së bashku në këtë drejtim”, ka thënë Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …