Firma gjermane “ SCAFOM –RUX” e gatshëm për investime në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj me bashkëpunëtorë, nënkryetarin Hajdin Berisha dhe shefen e kabinetit, Blertë Krasniqi, pritën në takim pune një delegacion të firmës gjermane “ SCAFOM –RUX”, menaxherin Marco Hiby dhe Emmanuel Salmon, koordinator i këtij takim ishte Njazi Bytyçi, një afarist i suksesshëm me punë në Gjermani. Kryetari, Begaj u shprehi mirëseardhje investitorëve gjerman dhe i njoftoi me kushtet të cilat mund t’u ofroi Komuna e Malishevës këtyre investitorëve në resorin e ndërtimtarisë, duke u treguar se komuna, tani ka zonën ekonomike e cila ofron shumë për të gjithë ata investitorë që janë të gatshëm që me bizneset e tyre të investojnë, kurse ne si komunë lehtësojmë me ofrimin e kushteve si në hapësirë dhe infrastrukturën që e kërkohet për zhvillimin e një biznesit e po ashtu edhe sigurinë e bashkëpunimin e plotë. Edhe investitorët gjerman, nga ana e tyre mirëpritën, gatishmërinë e institucioneve komunale për bashkëpunim dhe ofrimin e kushteve të cilat janë të nevojshme për fillimin e një biznesi, si dhe u zotuan se në një të ardhme të afërme do të provojmë që të depërtojmë me investimet e tyre edhe në Malishevë e në komunat tjera të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …